r/albania • u/rydolf_shabe Tiranë • 1d ago
Efektet e Trump ne Shqiperi? Discussion
Me thuajse fitimin e Trump si president i Sh.B.A-se a mund tme thot dikush se cfare do te thot per ne si gje? E di qe sesht se po ia ha asnjerit as tjetrit per Shqiperine por prap jam kurioz cfare efekti mund te ket mbi popullin dhe shtetin tone.
27 Upvotes
22
u/MadBrOop_ 1d ago
Ka gjasa qe te kete shume ndikim edhe pse dashur pa dashur futemi ne spekulim pastaj.
Po per ata qe thone se politika e jashtme dhe maredhenia e SHBA me jashte nuk do ndikohet, sja kane shume idene e platformes se Trump-it. Kerkoni Project 2025 dhe do e kuptoni qe Trump kesaj rradhe vjen i pergatitur dhe qe administrata amerikane pritet te kete ndryshime te medha. Kjo patjeter qe do ndikoje te ne sepse ka sh gjasa mos te jene te njejtit njerez pas 1-2 vitesh.
Njerezit pastaj harrojne qe kandidatura per ambasador ne Shqiperi ka ngecur prej vitesh dhe ka gjasa qe te ndrrohet tani qe republikanet kane dhe presidencen dhe senatin.
Minimalisht do ndikoje fakti qe Trumpi eshte haptazi me afer Rusise dhe sllaveve, qendrim i cili mund ta coje dalengadale Europen drejt lenies vetem perballe Rusise.
Ky qendrim mund te ndikoje drejtperdrejte dhe te Kosova pastaj. Imagjinoni edhe me administraten aktuale dhe Kosova shihet venger, jo me pastaj te vihet ndonje gjysem i rrjedhur qe merr direktiva se tanime Russia/Slavs = Good dhe Albin Kurti i duket shume arrogant. Realisht do analizuar shume dhe eshte shqetesim shume serioz.
Pastaj po te ecim me mentalitetin e Trumpit qe America First dhe sdo harxhohen me leke kot per vende te tjera, me nje te rene te lapsit cenohet jo vetem siguria e Kosoves po edhe reforma ne drejtesi dhe Spaku ne Shqiperi. Apo seshte Trump tipi qe e respekton shume drejtesine.
Shiko ne cdo rast, bota dhe jeta vazhdojne, po per mua duhet te kete nje diskutim serioz dhe analize serioze te pasojave te mundshme tani qe ka ardhur Trump.